Perez nuk kursehet: Ronaldo dhe Zidan “mite” të Realit, kjo është shtëpia e tyre!

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka folur në asamblenë e aksionerëve të klubit spanjoll, ku ka lavdëruar dyshen: Kristiano Ronaldo dhe Zinedin Zidan. I pari u largua drejt Juventusit, pasi fitoi katër Champions dhe gjithçka të mundur me Realin, ndërsa trajneri francez, i cili ka fituar Champions dhe si lojtar me “Merengues”, dha dorëheqjen, pasi fitoi tre Champions Liga rresht.

Kristiano është një pikë referimi. Është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe pasardhësi i denjë i Di Stefanos. Historia e tij do të tregohet me breza dhe ai është një shembull për të gjithë”, shprehet Perez për yllin portugez, ndërsa nuk ka munguar komenti dhe për ish-trajnerin francez.

Zidan është një tjerr pikë referimi për ne. Si trajner i ekipit, ai është futur në histori si një gjigantët e Real Madrid. Është një nga mitet tonë dhe (e njëjta gjë për Ronaldon) kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, përfundon Florentino Perez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *