Perez nuk e pret Pogbanë, akord për yllin holandez

Florentino Perez nuk mund të presë kaq shumë për të sjellë Pol Pogba te Reali i Madridit. Situata e francezit është shumë e komplikuar, me Junajtid që nuk ka në plan ta lërë lehtë të largohet. Merkatoja në Angli po përfundon dhe anglezët nuk kanë kohë të gjëjnë një zëvendësues për francezin.
Kështu, mediet evropiane raportojnë se Reali ka arritur akordin financiar me Ajaksin për të sjellë Doni van de Bek në “Santiago Bernabeu”. 22-vjeçari ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm me Ajaksin. Fantazisti ka gjithashtu marrëdhënie perfekte me golin.

Në Champions League dhe në kampionatin e vendit të tij ai regjistron plot 12 gola dhe 12 asiste. Vetëm 22-vjeçar, kosto transferimi shumë më të ulët se Pogba dhe statistika që francezi nuk i afrohet. Të gjitha këto e bëjnë Perez të shkojë drejt yllit tulipan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *