Perez: Modriç nuk është Ronaldo

Duket se eksodi nga kampionët e Botës ka marr fund dhe asnjë nga yjet e mëdhenj të ekipit madrilen nuk do të largohet. Kjo situatë i referohet Luka Modriç, i cili u përfol se mund të linte Realin për t’u transferuar tek Interi.

Vetë presidenti Florentino Perez duket se është mjaft i bindur se nuk do të ketë asnjë largim tjetër, duke u ndalur specifikisht tek kroati: “Modriç nuk është Ronaldo”, duke theksuar dhe një herë se çdo skuadër që e do duhet të depozitojë shifrën e klauzolës së mesfushorit prej 750 milion eurosh. Ronaldo kishte një klauzolë të veçantë për largimin, ndërsa në rastin e 32-vjeçarit nuk është parashikuar diçka e tillë.

Gjithsesi, në Spanjë janë të sigurt se menaxheri i lojtarit do të takohet nesër me drejtuesit. Vetë Modriç do të rikthehet nga pushimet por nuk përjashtohet mundësia që të ndërlikohet situata.

Nëse vetë lojtari shpreh dëshirën për t’u larguar atëherë nuk do të ishte çudi që të kishim një ulje të klauzolës edhe pse duket shumë e vështirë që të ndodhë, pasi drejtuesit nuk do ja lejonin vetes që të larohet dhe një tjetër yll pas Ronaldos, pasi edhe koha për të gjetur një pasues do të ishte e pamjaftueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *