Perez “mbetet thatë”, oferta e fundit nuk bind Junajtid

Real Madrid ka bërë një përpjekje të fundit për të transferuar Pol Pogba në Madrid. 30 milionë euro dhe kartonin e Hames Rodrigez kanë ofruar “Los Blancos”, por klubi anglez ka refuzuar.

Merkato në ishull mbyllet me datë 8 gusht dhe “djajtë e kuq” nuk kanë kohë në dispozicion për të gjetur pasardhësin e mesfushorit francez. Aq më tepër që Junajtid e vlerëson 160 milionë euro kartonin e Pogba.

Oferta e fundit e Realit nuk mjafton dhe është larg kërkesës së Junajtid. Trajneri Solskjaer e ka bërë të qartë që Pogba do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në ekip, pavarësisht se dëshira e madhe e lojtarit është transferimi te ”gjiganti” spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *