Perez mban premtimin, firmos zyrtarisht me 11-vjeçarin!

Disa kohë më parë, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, kishte premtuar se do t’i jepte mundësinë djalit të Hoze Antonio Rejes të stërvitej në akademinë e “Los Blancos”.

Kur kanë kaluar disa javë nga dhënia e premtimit, duket se numri një i klubit madrilen e ka mbajtur fjalën. Ditën e djeshme, Hoze Rejes Zhunior firmosi me Realin e Madridit.

JOSE REYES LOPEZ

“Shumë krenar dhe i lumtur për të nisur këtë etapë të re”, kështu shprehej 11-vjeçari. Pas firmës, Rejes Jr bëri dhe fotot e zakonshme me fanellën e Galaktikëve. Padyshim, pas fatkeqësisë që i ndodhi me të atin, kalimi i djalit tek akademia e Realit është diçka që do të sjell sadopak lumturi në familjen Rejes.

JOSE REYES LOPEZ
JOSE REYES LOPEZ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *