Perez kërkon të fitojë zgjedhjet me kartën “Hazard”

0

Ky është një vit elektoral në Madrid, teksa Reali pritet të emërojë presidentin e ri. Siç është zakon në Spanjë, presidentët e klubeve më të rëndësishëm, Reali dhe Barcelona premtojnë emra të mëdhenj në merkato si bazë për të fituar vota. Edhe vera e ardhshme nuk bën ndonjë ndryshim tek Reali. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, presidenti në detyrë i Realit të Madridit, Florentino Perez ka gati strategjinë e tij për t’u konfirmuar si numri një i “los blancos”. Sipas këtij tabloidi presidenti Florentino Perez pritet të deklarojë se numri një i merkato së Realit të Madridit në merkato e verës do të jetë Eden Hazard. Ylli belg i Çelsit do të jetë dhe baza elektorale e Florentino Perez. Por Hazard interesi i Realit për Eden Hazard e kapërcen të qenit thjesht një bazë elektorale për më shumë vota. Edhe trajneri Zinedin Zidan nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të pasur në ekip yllin e Çelsit. Eden Hazard megjithatë nuk është e vetmja kartë e fortë e Florentino Perezit për zgjedhjet presidenciale tek Reali. Sipas “The Sun” dy emra të tjerë të rëndësishëm janë Paolo Dibala dhe David de Gea.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here