Perez “hap thesin”, synohen dy yjet e Serie A

Real Madrid është klubi më i pasur në planet dhe këtë e tregojnë qartë bilancet vjetore të kampionëve në fuqi të Champions-it. Por, në vitet e fundit “Los Blancos” janë treguar shumë të kursyer në merkato. Madje, këtë vit edhe pse shitën kartonin e Ronaldos për 100 milionë euro, u mjaftuan me blerjen e sulmuesit të Lion, Mariano Diaz, ky i fundit ka luajtur vetëm 200 minuta deri më tani.

S’do mend që në merkaton e dimrit dhe atë të verës, Real do rikthehet të thyejë rekorde, siç ka bërë në të shkuarën me blerjet e Kaka, Kristiano Ronaldo dhe Bejl. Sipas medieve italiane, kampionët në fuqi të Champions-it i “kanë vënë” syrin prej lojtarëve më të mirë në Serie A.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Interit, Mauro Ikardi dhe mbrojtësin grek të Romës, Kostas Manolas. Në ndeshjen e së dielës në “Olimpico”, drejtues të klubit spanjoll ishin vendosur në tribunat “Vip”, ku panë më imtësi çdo lëvizje të lojtarëve në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *