Perez hap thesin, 100 milionë euro për 17-vjeçarin e Flamengos

Reinier Zhezus është një nga talentet më premtues të momentit. Mesfushori i avancuar luan ende për ekipin e dytë të Flamengos dhe përfaqëson Brazilin U-17, ku ka spikatur me talentin dhe natyrshmërinë që zotëron.

Sipas “The Sun”, ai ka rënë në radarët e Realit të Madridit. Spanjollët janë të gatshëm të paguajnë plot 100 milionë euro për të, duke kaluar kështu 50 milonët që shpenzuan për të marrë adoleshentin tjetër, Vinisius Zhunior. Gjithsesi nuk i afrohen 180 milionë eurove që PSG shpenzoi për Mbape, që mban rekordin si adoleshenti që ka kushtuar më shtrenjte.

Për Reinier ka pasur një interes të theksuar edhe nga Liverpuli, që është përpjekur të bisedojë me familiarët e lojtarit që vitin e kaluar kur ai ishte 16 vjeç. Përtej interesit të anglezëve, madrilenët janë të favorizuar për të transferuar talentin e Flamengos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *