Perez flet mbi shitjen e Ronaldos: Morëm atë që deshëm, ofertat ishin të pakta

Florentino Perez ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë në lidhje me largimet e trajneri Zinedin Zidan dhe kryegolashënuesit të “Los Blancos”, Kristiano Ronaldo. Në një intervistë për medien spanjolle “OK Diaro”, presidenti i Real Madrid u shpreh se çdo person ka të drejt të zgjedhë të ardhmen e tij.

“Kristiano Ronaldo dhe Zidan zgjodhën të largoheshin, pasi ndanin mendime të ndryshme nga ne për të ardhmen e tyre. Ronaldon mund vetëm ta falenderojmë për atë çfarë ka bërë për klubin tonë. Ai do të jetë gjithmonë në shtëpinë e tij këtu në Madrid”

“Është e vërtetë që Ronaldo kishte një klauzolë largimi prej 1 miliardë eurosh, por te Reali klauzolat nuk vendosen për t’u paguar. Ato janë me çmime aq të larta për të larguar blerësit e mundshëm. Ronaldo ishte transferta më e shtrenjtë e vitit. Mendoj se ishte një marrëveshje e mirë për klubin tonë, pasi morëm atë që kërkuam dhe asgjë më pak, ndërkohë që duhet thënë se ofertat për të nuk ishin të shumta”, përfundoi Perez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *