“Perez e adhuron Murinjon, do të kthehet në Madrid”

Gjatë ditës së djeshme, Mançester Junajtid e shkarkoi Zhoze Murinjon nga posti i trajnerit të ekipit. Një gjë e tillë pritej, ndërsa e ardhmja e portugezit mund të jetë Spanja. Ai ka drejtuar më parë Realin e Madridit gjatë sezoneve 2010-2013 dhe mund të rikthehet përsëri aty.

Florentino Perez ka mbetur i lidhur me Murinjon dhe tashmë e ka rrugën e lirë për të arritur akordin e dytë me të. Kreu i Realit nuk po arrin të gjejë një trajner të madh për klubin e tij, që për momentin drejtohet nga Santiago Solari.

Predrag Mijatoviç

Predrag Mijatoviç, ish-sulmuesi i Realit, ka folur për “Cadena Ser”, duke shpjeguar mundësitë e kalimit të Murinjos në kryeqytetin spanjoll. Malazezi ishte pjesë e komentatorëve të ndeshjes së Realit kundër Kashimës në Botërorin e klube, nga ku bëri deklaratën e fortë.

Unë nuk e di në përqindje, por ka shumë mundësi të ndodhë kjo që po them. E di që Florentino Perez e adhuron Murinjon dhe mendoj se çdo herë që ndërron ndonjë trajner, i pari që i vjen në mendje për ta ulur në stol është portugezi. Ka shumë mundësi që Murinjo të rikthehet te Reali i Madridit”, përfundon Predrag Mijatoviç, i cili ishte heroi i Realit me golin e shënuar kundër Juventusit në finalen e Champions Ligës së vitit 1998.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *