Perez donte të bindte talentin me Ramos-in: Dëshiron të takosh kapitenin? Refuzimi i Elliott: Jo pas asaj që i bëri Salah-s

Harvey Elliott ishte nën radarët e Real Madrit. Sulmuesi anglez shihej si një nga talentet më premtues në syrin e madrilenëve aq sa presidenti Perez u mundua të bëjë çmos për ta bindur. Madje në ‘lojë’ Perez vendosi edhe kapitenin Sergio Ramos duke i ofruar Elliott një takim vetëm me më përpara se të vendoste për të ardhmen e tij.

Por reagimi i sulmuesit ishte befasues. Në mënyrë kategorike Elliott refuzoi një takim me Ramos dhe kjo për një arsye mjaft të fortë. “Jo është në rregull faleminderit, nuk e takojë, jo pas asaj që i bëri Momo Salah-s në finale të Champions”- ka qenë përgjigjia e djaloshit të ri ndaj propozimit të Perez. Në finale mes Real Madrit dhe Liverpool, ndërhyrja e Ramos ndaj Salah u cilësua si një gjest i ulët sportive./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *