Perëndimi i një legjende, Federer eliminohet nga talenti grek

Roxher Federer, kampioni në fuqi i “Australian Open” është eliminuar në fazën e 1/16 të këtij turneu. Surpriza e ditës është tenisti 20-vjeçar Stefanos Tsisipas, i cili mposhti zviceranin në katër sete 6-7 7-6 7-5 7-6 .

Tsitsipas do të ndeshet në çerekfinale me spanjollin Bautista Agut. Në përfundm të ndeshes tenisti grek nuk i përmbajti dot emocionet duke thënë. “Nuk kam se si ta përshkruaj atë që po ndjej tani. Jam njeriu më i lumtur në botë në këtë moment”, tha tenisit greko-rus. Roxher është një legjendë e këtij sporti dhe kam shumë respekt për të. Kam analizuar ndeshjet e tij qëkur isha 6 vjeç”.

https://twitter.com/Tazzie_D/status/1086947105166508033

Humbja e sotme tregoi qartë se Federer nuk është më ai dikurshmi. 37-vjeçarit nuk i mbeten shumë vite në botën e tenisit profesionist, gjithsesi Roxher nuk mund të ketë as pendesën më të vogël, pasi në dy dekada ka arritur të fitojë 20 trofe Grand Slam si askush tjetër më parë, çka i japin me plotë gojë të drejtën për t’u konsideruar si tenisti më i mirë i historisë së këtij sporti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *