Përçarje totale, Aguero për Sampaolin: Të thotë ç’të dojë

Moment kritik tek Argjentina, ku humbja ndaj Kroacisë ka futur në kaos ekipin dhe po nxjerr pak nga pak në pah probleme të fshehura deri tani.

Sulmuesi Sergio Aguero, i cili u zëvendësua nga Higuain pas avantazhit kroat dhe u ul i dëshpëruar në stol, duket se ka probleme me trajnerin Horge Sampaoli.

Një gazetar i tha Agueros pas ndeshjes se çfarë mendonte në lidhje me deklaratën e Sampaolit se projekti ka dështuar.

Përgjigja e Agueros ishte befasuese: "Të thotë ç'të dojë", dhe pastaj u largua duke mos vazhduar intervistën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *