Përçahet Interi, Spaleti kundër Auzilios: Dua përforcime!

Interi humbet, për herë të parë në kampionat, dhe kaq u desh që të hapet kutia e Pandorës, sepse trajneri Luçiano Spaleti ka nisur një polemikë në distancë me drejtorin sportiv Piero Auzilio, i cili para ndeshjes deklaroi se Interi nuk ka mundësi të bëjë sforcime ekonomike në merkato.

Pas ndeshjes kundër Udinezes, Spaleti u përgjigj: “E vështirë që të përmirësohet skuadra? Le të lëmë klubin të flasë. Mendoj se Auzilio nuk i di mundësitë e investimeve nga ana e klubit, kur ta mësojmë, do mendojmë për përforcime, gjithnjë nëse nuk përfundon si në verë, kur u përmendën shumë emra dhe nuk erdhi askush”.

Humbja e parë në kampionat: “Më vjen keq, edhe sepse nuk ishim mësuar me disfata. E kërkuam vetë, bëmë shumë gabime dhe në pjesën e dytë humbëm qetësinë, duke e administruar keq topin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *