Përballja ndaj Frozinones, Gatuzo i beson heronjve të Firences

Milani do të luajë pas pak ndaj Frozinones në “San Siro”, një sfidë mjaft e rëndësishme për sa i përket luftës për një vend në Champions. Kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë dhe më pas të shpresojnë te një dhuratë e madhe e Juventusit në mbrëmje.

Një triumf i bardhezinjve, kombinuar me një fitore të Milanit do t’i jepte vendin e katërt ekipit të Gatuzos. Pikërisht ky i fundit ka zgjedhur 11-shen titullare për sfidën e sotme, ku i ka besuar të njëjtit formacion si në sfidën e fundit ndaj Fiorentinës.

Porta dhe mbrojtja janë si gjithnjë të zakonshmit, me Musakion që preferohet më shumë se Zapata në qendër. Në mesfushë është tërhequr Çalhanoglu, njësoj si në ndeshjen e fundit, pasi në sulm luajnë Borini, Suso dhe Piatek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *