Për të mosha është thjesht një numër, Lionel Mesi vazhdon të mbetet makthi i kundërshtarëve

Ditën e djeshme rifilloi kampionati spanjoll pas një periudhe shumë të gjatë pezullimi. Në orën 20:00 u zhvillua sfida Majorka-Barcelona, që përfundoi me shifrat 0-4 në favor të katalanasve. Golat e takimit u shënuan nga Vidal (2′), Braithëaite (37′), Alba (79′) dhe Messi (93′).

Lionel Messi në disa media kishte deklaruar se mezi e priste rikthimin në fushën e gjelbërt. Këtë gjë e ka bërë mjaft mirë ditën e djeshme duke shënuar 1 gol dhe 2 asiste. Një tjetër moment i veçantë për argjentinasin ishte kur dribloi në mënyrë spektakolare kundërshtarin, duke treguar dhe njëherë se nuk ka rënie në performancat që zhvillon pavarsisht moshës. Më poshtë iu ftojmë të ndiqni magjinë e 6 herë fituesit të Topit të Artë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *