Për Shqipërinë vlen sa një finale, Turqia nxjerr në shitje biletat: Mund të blini deri në 3 copë!

Shqipëria do të përballet në datën 11 tetor ndaj Turqisë dhe ajo do të ketë vlerën e një finale për kuqezinjtë. Nëse do të dalim me humbje, atëherë shuhen të gjitha shpresat e një kualifikimi të mundshëm.

Por nëse dilet kokëlartë nga stadiumi i Turqisë, atëherë shanset për mrekullinë shtohen ndjeshëm. Teksa jemi ende në pritje të kalimit të ditëve, për të ardhur kjo ndeshje, në mediat turke raportohet lajmi se biletat kanë dalë në shitje.

Kështu çmimet për vendasit ndahen mes 20. 50 dhe 90 paundë për të qenë të pranishëm në stadium, nëse duan që të kenë një biletë. Gjithashtu për t’u theksuar është fakti që një person, mund të marrë deri në 3 bileta të ndeshjes Turqi-Shqipëri. /Sport Ekspres/