Për notën “10”! Goli në fund, Daja: Fitoi rikthimi i jetës sportive në Durrës, nuk ka të humbur

Teuta ka fituar ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0, duke përmbyllur kështu javën e 14 të Superiores. Goli i vetëm të takimit erdhi nga Lorenzo Vila, që pas prekjes së Ditës, ka sjellë edhe golin e vetëm të përballjes. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve në fundin e takimit për “Supersport”:

Ilir Daja (Skënderbeu): “Kemi pasur dy fitore të fundit që na ka ngritur shumë entuziazmin. Nuk u futëm në duele në mënyrën e duhur. Ajo që nuk funksionoi sot ishte mungesa e sulmit të shpejt. Teuta në gjysmën e dytë të pjesës së dytë u hodh e gjitha në kërkim të golit dhe ne nuk i shfrytëzuam hapësirat. Barazimi ishte i drejtë dhe ne humbëm një ndeshje që nuk duhej ta humbisnim. Por tani meqë edhe ka përfunduar, mund të them se fitoi rikthimi i jetës sportive në Durrës. Pra për mua tani nuk ka të humbur. Sigurisht që këtë e them tani, pasi kur isha në pankinë doja të fitoja. Janari nuk ofron shumë alternativa të mira, pasi kur shoh nga historia e mëparshme, nuk ofrohen zgjidhjet e duhura në merkaton e dimrit. Niveli i gjykimit ishte i duhuri dhe nuk ndikoi për asnjë skuadër në favorizimin e njërit apo tjetrit ekip”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *