“Për Kutinjon ofruam më pak se 100 mln euro”

Barcelona kurrë nuk ka ofruar më shumë se 100 mln euro për Filipe Kutinjon. Kjo është deklarata e fundit e presidentit të katalanasve, Hosep Maria Bartomeu, duke iu referuar merkatos së verës që lamë pas dhe pretendimeve të Liverpulit.

“Unë nuk do të them se sa kemi ofruar, por Liverpuli kërkoi 200 mln euro. Ne nuk do të jepnim kurrë 200 mln euro, madje as 150 mln euro, dhe vendosëm të largohemi nga shifra kaq të larta. Oferta jonë ishte më pak se 100 mln euro. Shpenzimet e verës që lamë pas e kanë bërë merkaton më të kushtueshme, gjë që shpjegon se çfarë ka ndodhur me Kutinjon. Ne e kemi për detyrë të respektojmë rregullat dhe të mendojmë për akademinë”, – është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *