Për Kukësin, me Kukësin, sot duhet të fitojmë!

Hallet që kemi brenda territorit tonë prej 28 mijë kilometrash e kusur i mbajmë këtu, jashtë Shqipërie jemi të gjithë së bashku dhe mbështesim njëri-tjetrin. Kukësi do të luajë sot ndeshjen e parë të turit të tretë të Europa Leagues kundër Torpedo Kutaisi, prej orës 19:00, në Gjeorgji.

Takimi nuk ka mbetur vetëm në fushë, por ka marrë dhe ngjyrime të tjera, madje dhe politike. “Nuk kemi ardhur për luftë, nuk na intereson politika, kemi ardhur të luajmë futboll. Ekipi kundërshtar duhet të jetë mik jashtë fushe, në stadium kundërshtar, por kurrsesi armik. Futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit”, – shprehte me të drejtë indinjimin e tij presidenti Safet Gjici.

Ekipi ynë përfaqësues në Europë, Kukësi, u përball me një situatë skandaloze, pasi 4 lojtarëve nuk iu dhanë vizat dhe kuksianët u rraskapitën në udhëtimin e tyre. Masa të marra nga kundërshtarët për të dobësuar Kukësin. Nënkampionët mund t’ia dalë, pasi Torpedo është një ekip krejtësisht i kalueshëm! Sot jemi të gjithë me ekipin verilindor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *