Për kë luan Vllaznia? Ndoshta thjesht luan!

0

 

Përpara një jave, barazimi në “Zeqir Ymeri”, në sfidën Kukësi-Vllaznia, u pa si dramë për verilindorët, në garë për titullin, teksa u akuzua në mënyrë direkte skuadra shkodrane, nga drejtuesit kuksianë se luajti për t’i bërë nder këtij apo atij… Fjalë të thëna në studio dhe emisione, teksa trajneri Cungu vazhdonte të mbrohej dhe të fliste, shpesh, me rritim, për këto aludime. Gjatë gjithë javës, presionet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe u arrit deri aty sa të thuhej se mungesat, dëmtimet apo pezullimet, ishin të gjitha në favor të Partizanit.

Madje, edhe batuta e Bicajt pas sfidës në Kukës “vështirë të dalësh kampion!”, u pa si thumbim… E pra, nuk ishte i tillë. Te goli i Hebajt, trajneri Cungu shpërtheu në festë dhe, duke mos u përmbajtur, u duk sikur shfryu ato akuza të akumuluara… Madje, të tijtë bëjnë ndeshjen e jetës, duke dhënë maksimumin në fushë dhe duke goditur shtyllën, shënuar dhe sakrifikuar. Edhe pse tifozeria vendase ishte shumë e paktë në numër, ato që ishin në tribunën kryesore duartrokitën…

Në fund, festë legjitime, ashtu sikurse edhe në Kukës, pas barazimit. Tani, sigurisht, do të nisin fjalët, ose më saktë, do të vazhdojnë, sepse ato kurrë s’janë ndalur. Për kë luajti Vllaznia sot? Për Kukësin, për Skënderbeun, apo për të dyja bashkë? Mori premio?! Pyetje që të gjitha vetëm sa dëmtojnë garën. Fundja, ato që po luftojnë për titull duhet të luftojnë për titull dhe kaq! Nëse luftojnë me fjalë, atëherë në fund mund ta shohin gotën gjysmë bosh. “I dërgoj të fala atyre që folën për këtë Vllazni dhe për tolerime…”, e mbylli Cungu në deklaratën për shtyp të dhënë pak më parë për “Zona Gol”… A, dhe diçka… Vllaznia thjesht luan futboll, dikush tjetër duhet të nisë ta bëjë…

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image