Për herë të parë ndaj Partizanit, te Vllaznia do të dëgjojnë më shumë brohoritje

Vllaznia është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës që do të ketë në kampionatin shqiptar, atë ndaj Kukësit. Ndërkohë në Shkodër përjashtim bëjnë një grup tifozësh, të quajtur “Vllaznit Ultras”, që po bëhen gati për takimin me Partizanin.

Kjo përballje do të zhvillohet në “Loro Boriçi” dhe do të jetë ndeshja e parë që do të shohim këtë tifogrup në stadium si të organizuar. E ardhur si kërkesë e kohës, pasi Vllaznia meriton sërish më shumë tifozë në shkallët e stadiumit.

“Ultras Vllaznia” është grupi i ri që premton të jetë gjithmonë në përkrahje të ekipit, në momentet e vështira dhe ato të bukura. Antarët e saj po shtohen në numër të lartë dhe me ritme të shpejta, ndërsa duhet të presim takimin me Partizanin, për të vlerësuar edhe paraqitjen e tyre në shkallët e stadiumit. /Sport Ekspres/