Për herë të parë këtë sezon dhe ndoshta të fundit, Shaqiri do luajë gjithçka te Liverpuli

Për herë të parë në këtë sezon, Xherdan Shaqiri do të luajë si titullar në ndeshjen që Liverpuli ka ndaj Evertonit. Ky takim është i vlefshëm për kampionatin anglez, ndërsa për sulmuesin me origjinë shqiptare vlen shumëfish.

Ndërsa hapësira në klubin anglez është e pakët dhe merkato e janarit po afron, kjo mund të jetë edhe mundësia e fundit për Shaqirin, që në rast se paraqitet në nivel të dobët, firmos kështu largimin në merkaton e dimrit. Përballja do të nisë në orën 21:15 dhe ka një arsye më tepër për të ndjekur këtë takim. /Sport Ekspres/