Për Guinness, topi “udhëton” 1600 km!

0

 

Rekordi i ri botëror: ajo me të cilën jemi tallur gjithmonë sa herë që dikush e dërgon sferën “në hapësirë” ka ndodhur realisht. Historia e pabesueshme. Nga Skocia në Norvegji, ja se si ndodhi

E keni parasysh kur një miku juaj godet një top “në hapësirë” dhe humben gjurmët? E pra, këtë herë ka ndodhur në realitet dhe nuk jemi duke bërë shaka. Historia është më shumë se sa e pabesueshme dhe ka ndodhur në Skoci…

“Përshëndetje! Keni një nga goditësit më të mirë në botë sa i përket distancës… Një miku im ka gjetur një top tuajin në plazh dhe është emri i skuadrës tuaj shkruar mi të”. Bashkangjitur, foton e topit. Kushedi çfarë do të ketë menduar zëdhënësi për shtyp i Banks O’Di, skuadra e Aberdinit, kur, pasi ka hapur postën elektronike të klubit, ka gjetur këtë mesazh.

Një mesazh që vjen drejtpërsëdrejti nga Norvegjia, nga Ishulli i Vanës për të qenë më të saktë, në pjesën më veriore të vendit skandinav. Vana ndodhet vetëm 10 km larg Tromos, kryeqendra e Norvegjisë veriore.

Por, si ka përfunduar, në Norvegji, një top i nisur nga Skocia? Përgjigja, ndoshta, mund të vijë nga gjeografia. Xhoni Mikalsen, djalosh norvegjez, autor i mesazhit të dërguar në postën elektronike (email) te skuadra skoceze. Topin, megjithatë, e  gjeti miku i tij, Nils Hugo Andersen. Nilsi ishte duke bërë shëtitjen e zakonshme në bregdet, teksa pa topin në breg… Sapo sheh topin, me ngjyra të panjohura, lexon edhe fjalët. Banks O’Dee, U-19. Mjaftojnë pak kërkime që topi të gjendet se kujt i përket. Eshtë i sektorit të të rinjve të ekipit skocez, Banks Odi, me pak fjalë. Një skuadër që ka seli në qytetin e Aberdinit. Por, misteri tjetër ka të bëjë me faktin se si përfundoi ai top në Norvegji dhe se si përshkroi plot 1600 km, në një ishull të humbur.

Shpjegimi, ndoshta, duket më i thjeshtë nga sa mendohet.  Banks Odi, në fakt, luan ndeshjet e saj në një impiant që është shumë pranë lumit. Lumi Di, në fakt. Topi, falë një kampioni me shënjestër të paregjistruar, duhet të ketë përfunduar pikërisht në atë lumë, që pikërisht ka dalje në Detin e Veriut.

Nga aty, pra te rrjedha e lumit Di, topi heroik ka përshkruar rreth 1000 milje, thuajse e barabartë me 1600 km. Deri te zbulimi i madh dhe mrekullia në brigjet norvegjeze…

“Topi është ende në kushte të mira, të shkruarat lart janë fshirë, por mund të përdoret, edhe pas një udhëtimi kaq të gjatë”, mbyll mesazhin djaloshi.

Kushedi nëse do ta përdorin më. Ndoshta, pas një udhëtimi të tillë, vendi i tij është në një dhomë trofesh. Nuk ndodh çdo ditë që një topi të udhëtojë për 1600 km më tej: ajo pjesë e ishullit ka merituar përjetësinë…

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here