Për Dorianin dhe… 3 pikët, Skënderbeu e Tirana matin forcat

Ora 18:00, sot rikthehet Superiorja me një takim mjaft interesant. Skënderbeu e Tirana përballen mes tyre në Korçë. Trë pikët janë të rëndësishme për të dyja ekipet. Gjithashtu edhe për Dorian Tahirllarin, i diagnostikuar me tumor. Korçarët, në bashkëpunim me “BliniBileta dhe T-Ticket”, kanë vendosur që të ardhurat nga biletat të shkojnë për lojtarin e 17-korçarëve.

RRESHTIMI DHE ARBITRAT – Ardian Mema dhe Orges Shehi kanë nga një mungesë të rëndësishme në krahët e mbrojtjes. Kristi Vangjeli është i pezulluar për korçarët dhe sot pritet që Marko Radas të zhvendoset në të djathtë të prapavijës. Në kampin bardheblu Erjon Hoxhallari është ai që nuk mund të luajë prej kartonëve të verdhë. Imami do të lërë qendrën dhe Atinga me shumë gjasa do të zërë vendin e lënë bosh në qendër. Kobina, pas golit të shënuar me Luftëtarin, pritet të jetë protagonist nga fillimi.

Skënderbeu-Tirana është veçuar nga takimet e javës dhe arbitrat për këtë sfidë janë gjashtë. Kryesor është përzgjedhur Laver Alla, kurse asistentë të tij do të jenë Ilir Tartari dhe Edlir Malo. Devis Korreshi është arbitër i katërt, ndërkohë që Olsi Sokoli dhe Olsid Ferataj do të jenë pas porte.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23
E premte, më 22 mars, ora 18:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU-TIRANA

Skënderbeu: Dajsinani, Radas, Kaba Sambou, Pëllumbi, Abazi, Taipi, Dita, Pervan, Muzaka, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Atinga, Imami, Mauxhe, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema
Gjyqtarë: Laver Alla, Ilir Tartari, Edlir Malo, Devis Korreshi; Gjyqtarë linje: Olsi Sokoli; Olsid Ferataj
Delegat: Astrit Maçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *