Peqinasit/ Vijojnë miqësoret dhe lëvizjet në merkato.

0

Pas fitores ndaj ekipit te Elbasanit, ekipi peqinas ka zhvilluar një tjetër miqësore, ku përballë ka qenë skuadra e Apolonisë. Humbja 1-4 në shtëpi ndaj miqve nga Fieri i ka shërbyer stafit teknik të shohin ende pozicionet për të cilat mundet të ketë nevojë për të afruar ndonjë lojtar.

Pavarësisht kësja drejtuesit janë shprehur të kënaqur me punën dhe plotësimin çdo ditë të grupit të lojtarëve me të cilët do të përballojnë sezonin në Kategorinë e dytë. Përpos portierit dhe dy lojtarëve elbasanas pritet të afrohen dhe dy lojtarë lushnjarë, por që duhet fundi kësaj jave për të përmendur emrat e tyre që mundet t’i bashkohen grupit të drejtuar nga trajneri Bano.

Sot ekipi peqinas do të presë  Sopotin në një tjetër miqësore testuese para fillimit të sezonit te ri, ku ngjitja në Kategorinë e Parë është një objektiv i panegociueshëm.

Lulzim Resuli

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.