Pepe: Vendosëm të fitonim për Ronaldon

0

 

Qendërmbrojtësi Pepe qe një nga lojtarët më të rëndësishëm për Portugalinë dje. Ai luftoi me mish e me shpirt dhe dha gjithçka në fushë, duke spastruar zonën disa herë në episode kyçe. “Kemi vuajtur shumë, ishte një ndeshje shumë intensive. Luftuam shumë fort. Na duhej të luanim shumë mirë dhe të ishim më kërkues në duele në krahasim me kundërshtarët. Kjo ishte mënyra më e mirë për të fituar. Kemi lënë gjithçka në fushë, ndryshe nuk fitonim dot. Prezantuam Portugalinë, një vend të bukur imigrantësh dhe prezantuam secilin prej tyre. Kjo shkon për ta. Dëmtimi i Ronaldos. Ishte e vështirë të mos shihnim në fushë lojtarin tonë kryesor. Ai i cili mund të kishte shënuar në çdo moment. Ai mund të bënte diferencën, por ne ishim të gjithë luftëtarë në fushë. Ne thamë se do të fitonim për të dhe në fund ia arritëm”, – u shpreh lojtari i Real Madridit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here