“Pepe te Arsenali? Do ta dominojë Premier Ligën!”

Arsenal është duke kompletuar lëvizjen më të bujshme të verës në Premier Ligë. Londinezët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Lilen për blerjen e Nikolas Pepe. Në arkat e francezëve do të shkojnë afërsisht 90 milionë euro, çka përbën blerjen më të madhe të kësaj vere në Angli.

Në lidhje me këtë temë ka folur shoku i Pepe te nënkampionët e Francës. Portugezi është i sigurt se ai do bëjë mirë në “Emirates Stadium” dhe thur elozhe për cilësitë e 24-vjeçarit.

“Ai është i pabesueshëm. Nëse do vazhdojë me të njëjtin nivel, atëherë tifozët e Arsenalit do të jenë shumë të lumtur. Është super i shpejtë, ka një këmbë të majtë super dhe nuk ka të dytë si ai në duele një më një. Finalizon mirë, fiton faulle. Tifozët e Arsenalit do të ndihen shumë komodë me të në skuadër. Arsenal do të jetë një ekip shumë i fortë në luftën për Premier Ligën”, u shpreh Fonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *