Pepe, Sançes dhe Grizman vlerësohen

0

Edhe pse pak surprizë, por lojtari i finales Portugali-Francë ëshë shpallur mbrojtësi Pepe, i cili ka qenë perfekt në çdo mbyllje dhe në mbulimet zonale. Mbrojtësi i Real Madridit ka qenë i pakalueshëm në këtë finale, duke i shërbyer Portugalisë me centimetrat e tij dhe fizikun.

Sakaq, Renato Sançez është shpallur lojtari më i mirë i ri i turneut. Futbollisti i Portugalisë dhe Bajern Mynihut, që ishte një “I panjohur”  përpara ndeshjes, pas këtij edicioni e ka rritur vlerën e tij dhe jo vetëm kaq, por është vlerësuar gjërësisht edhe nga mediet.

Gjashtë gola për të dhe “Këpuca e Artë” e këtij Europiani. Megjithatë, Grizman nuk është edhe aq i kënaqur sa duhet, pasi edhe pse udhëhoqi “gjelat” deri në finale, në fund nuk fitoi trofeun dhe është i dyti që humbet në finale pas atij me klubin, po këtë sezon.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here