Pepe: Ronaldo, i lumtur si gjithmonë

0

Pas rreth pesë orësh “shterpësi”, Cristiano Ronaldo dje u rikthye drejt shënimit të golave, duke qenë autor i golit të parë të Real Madridit ndaj Schalkes në ndeshjen e 1/8-ave në Champions League. Shoku i tij i skuadrës, Pepe, ka siguruar se sulmuesi i madrilenëve është në të njëjtën gjendje si më parë. “Cristiano është ashtu siç është gjithmonë, i lumtur dhe duke u dhënë kurajo shokëve të skuadrës”, tha portugezi për sajtin zyrtar të klubit kryeqytetas. “Kjo është ajo që ne duam prej tij, të transmetojë gëzimin e tij te dhomat e zhveshjes. Jam i kënaqur me punën e tij të vazhdueshme për të ndihmuar skuadrën. Ne jemi të gëzuar që ai gjeti sërish rrugën e rrjetës”, shtoi Pepe.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.