Pep: S’jam femër të bëj çdo gjë në të njëjtën kohë!

0

Ndeshja e radhës e Bajernit në kampionat pas humbjes 2-0 me Arsenalin në Champions League luhet sot ndaj Këlnit. Trajneri Pep Guardiola “harroi” humbjen e mesjavës dhe u përqendrua te synimet e radhës, kur foli në konferencë për shtyp. “Akoma vazhdoj të kem një ëndërr, që në muajt prill dhe maj të kem të gjithë lojtarët në dispozion”, – u shpreh katalanasi në formë ankese, pasi kurrë nuk ka pasur të gjithë skuadrën gati për lojë. “Roben do stërvitet sot (dje) dhe pastaj do flas me të dhe mjekët për të parë nëse mund të luajë ndaj Këlnit. Riberi? Çdo gjë po shkon sipas planeve. Ai është në rrugën e duhur dhe shpresoj të kthehet sa më shpejt me ne”, – shtoi 44-vjeçari, i cili i thuri lavde austriakut David Alaba dhe kjo nuk është hera e parë. “Alaba është Zoti ynë në fushë. Ai mund të luajë në pothuajse çdo pozicion. Havi? Ai ka një dhimbje të lehtë, nuk do të luajë nesër. Të tilla dëmtime ndodhin kur ke kohë pa luajtur”, – shpjegoi Pep. Në lidhje me ndeshjen e ardhshme në Kupë kundër Volfsburgut, tekniku tha: “Akoma nuk kam filluar të mendoj për të, jam totalisht i fokusuar te ndeshja e nesërme (sotshme). Femrat mund të bëjnë disa gjëra përnjëherësh, unë jo!”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image