Pep është më i suksesshëm se tre ekipe bashkë, “legjenda” vazhdon

Pep Guardiola është një fitues i lindur. Trajneri spanjoll vit pas viti i shton trofe palmaresit të tij në çdo skuadër ku zbarkon. Madje më shumë se ekipe të rëndësishme të Europës. Pep që nga fillimi i karrierës së tij si trajner në vitin 2007, ka arritur të bëjë të tijët 27 trofe. Një numër i madh triumfesh, duke u renditur në pesëshen e trajnerëve me më shumë trofe në histori.

 Gjatë kësaj periudhe Guardiola ka fituar më shumë tituj se Junajtid, Çelsi dhe Liverpul së bashku. “Djajtë e kuq” mbajnë 14 trofe, londinezët 11 të tillë dhe “The reds” një të vetëm. Të tre ekipet bashkë gjatë kësaj periudhe regjistrojnë 26 trofe. Pep gjatë karrierës së tij ka qenë më i suksesshëm se 3 skuadra të një kampionati si Premier Liga. Shifra të çmendura. Të mendosh që akoma nuk ka arritur as mesin e karrierës si trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *