Pep: Doni Champions, por Bundesliga ka rëndësi

0

 

Për trajnerin e Bajernit, Pep Guardiola, Bundesliga është titulli më i rëndësishëm i vitit, pavarësisht se ç’kërkojnë tifozët apo mediat. “Bajerni është në kohën kur trofeu i Bundesligës nuk mjafton, sepse nuk është si në kohën e Jup Hajnkesit, kur ekipi kishte kaluar dy vite pa fituar kampionatin. Por, për mua Bundesliga vazhdon të jetë titulli kryesor i vitit. Kur fiton një kampionat, viti konsiderohet i rëndësishëm dhe të ngel në mendje. Gjithsesi, jam i vetëdijshëm se tifozët duan Champions Leaguen. E pranoj presionin, e di se ekziston”, është shprehur Pep në Doha të Katarit, aty ku skuadra e tij po zhvillon fazën përgatitore të janarit. “Unë dua të luajmë mirë, lojtarët dhe loja të përmirësohen. Kur fiton një ndeshje, lumturohesh, por kjo zgjat një vitë. Kur luan mirë, e di që po arrin avash-avash synimet që i ke vendosur vetes. Dua ta bëj skuadrën të ndihet komode dhe me plot besim në ndeshjet kyçe të sezonit, që në fund të fitojmë”, ka përfunduar tekniku spanjoll.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.