“Pep, a ma jep xhaketën?”

0

Në epokën e internetit dhe rrjeteve sociale, mjafton pak, qoftë edhe një foto, që të krijohet një lajm dhe një histori zbavitëse që bën xhiron e rrjetit.

Kështu ka ndodhur pas ndeshjes së Kupës së Ligës mes Bristol Sitit e Mançester Sitit. “Gushkuqët” e Championship-it u eliminuan, por e bënë Sitin të vuante deri në fund, në një ndeshje spektakolare.

Në përfundim, mbrojtësi Ejdën Flint shkoi te Guardiola dhe bisedoi pak me të. Gjitcka normale, ndodh çdo ndeshje, por një postim i fotos në Twitter nga futbollisti i Bristolit ka bërë xhiron e rrjetit, pasi në diçiturë shkruhej: “I kërkova Guardiolës të shkëmbeja fanellën time më xhaketën e tij, por refuzoi”. Batutë plot humor, me postimin e tij që është shpërndarë mijëra herë. Kushedi, tani do ia dërgojë vërtet xhaketën Guardiola. Fundja, çfarë i ka 110 sterlina Pepi!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image