Pengu më i madh dhe lojtari që i kujton veten, Samuel flet në prag të Roma-Inter

Roma dhe Inter do të “përplasin” brirët këtë fundjavë në një duel mjaft të rëndësishëm për Europën. Verdhekuqtë nuk po kalojnë një moment të mirë, teksa vijnë pas dy humbjesh radhazi, ndërsa zikaltrit nga ana tjetër kanë një kalendar mjaft të vështirë në vijim.

Në prag të sfidës ka folur pikërisht, Valter Samuel. Mbrojtësi argjentinas ka luajtur për të dyja ekipet në të kaluarën, ku dhe ka fituar trofeun e Serisë A me të dyja fanellat. “Muri”, siç thërritej dikur, ka zbuluar disa detaje interesante për kohën kur luante me Romën, si dhe ka treguar për lojtarin që i kujton veten.

E sheh veten më shumë te Manolas apo Shkrinjar – “Manolas është më i mirë në lojën një kundër një. Do të thoja Shkrinjar, pasi ai është më i në ajër dhe ka saktësi në pasimet e gjata”.

Fitimi i Serisë A me Romën në vitin 2001 dhe pengu më i madh – “E kujtoj kur kam ardhur te Roma ishte Batistuta që më foli për Françesko Totin dhe më tha: Do ta shohësh, do të fitojmë Skudeton, ai ta jep topin ku të duash, edhe në qoftë se është me shpinë. Ai kishte të drejtë. Isha i ri dhe budalla në atë kohë dhe nuk shkova në partin që u bë te “Circo Massimo”, pasi u ktheva në Argjentinë. Në qoftë se do të kthehesha në kohë nuk do ta humbja kurrë atë festë”.

Lojtari që i shkaktonte më shumë probleme kur luante me Romën – “Antonio Kasano. Në një ndeshje stërvitore, i mbylla çdo hapësirë dhe mendova me vete: “ai nuk ka hapësirë ??për asgjë”. Me një prekje të vetme, ai kthehet dhe më lë në vend si të vdekur, ende nuk e kuptoj se si. Në dhomën e veshjes ai më masakroi dhe të gjithë qeshin. Ka qenë një moment ku kam dashur të thyej gjithçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *