Pengu i Bushit: Në karrierë më mungoi disiplina!

0

Gjatë konferencës për shtyp të dhënë dje në ambientet e federatës shqiptare të futbollit, Alban Bushi do të ndalej edhe te rëndësia e grupit dhe, sidomos, profesionalizmi dhe disiplina, si faktorë bazë për të korrur sukses dhe ngjitur shkallët e karrierës. Pikërisht disiplina i ka munguar “Lokut”, që ka veshur fanellën e shumë skuadrave,brenda dhe jashtë vendit. “Në radhë të parë duhet të jetë disiplina, te të rinjtë dhe jo vetëm. Këtë e them sepse vetë nuk kam qenë i disiplinuar, ndaj tashmë e kërkoj te këta djem që stërvit. Sepse mendoj se nëse do të kisha qenë i disiplinuar, do të kisha arritur më lart në futboll. Këtë e kërkoj tashmë te djemtë, që të arrijnë më lart. Futbollisti, nëse s’ka disiplinë dhe punë, nuk arrin dot lart. Tani mund të arrish në çdo lloj niveli, nëse stërvitesh fort, ke disiplinë dhe lufton. Përpara ishte e vështirë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here