Pendohen te Kukësi, Jorgji “burrë i mirë”

0

Kukësi mori një pikë kundër Laçit, ndërkohë që pas ndeshjes klubi verilindor doli edhe me një reagim ku fajësonte arbitrin e ndeshjes, Enea Jorgji. Gjithsesi, pasi janë kthjelluar, reagimi është “zhdukur” dhe nuk gjendet më në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.

“Arbitri i Jorgjit në favor të kundërshtarit! Arbitri i ndeshjes së sotme, Enea Jorgji, tregoi edhe një herë joprofesionalizem , duke favorizuar në mënyrë te hapur ekipin e Laçit, ashtu siç ka vepruar shumë herë të tjera. Shumë qartë, ai nuk dha disa herë goditje dhe faulle për ne, siç ishte dhe rasti i ndërhyrjes së parregullt të Ëilliam Kordeiros.

Ne do të analizojmë me detaje këtë ndeshje për të nxjerrë dhe përgjegjësitë tona si staf dhe ekip, si dhe do të dërgojmë në Komisionin e Arbitrimit ankimin për këtë arbitër në mënyrë që të mos jetë më gjyqtar në asnjë ndeshje që do të luajë Kukësi”, deklaronte Kukësi pas ndeshjes.

Gjithsesi tanimë duket se kanë ndryshuar mendim, për sa kohë postimi është fshirë. Në fakt edhe tifozët e Kukësit u shprehën kundër qëndrimit të klubit. Verilindorët tanimë mendojnë për ndeshjen e së dielës me Flamurtarin në transfertë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.