Penalltia skandaloze dhënë Zvicrës, ja pse VAR është detyrim

Kohët e fundit të shumtë janë ata që ankohen se arbitri shtesë, ai që monitoron ndeshjen nga ekrani dhe sinjalizon arbitrin për rastet e dyshimta apo gabimet, e ka bërë futbollin anormal, me shumë ndalesa e pritje të gjatë për rishikimin e çdo episodi. Edhe penalltitë janë shtuar ndjeshëm, ashtu si golat e anuluar, ndërsa në Gjermani të gjithë po binden se VAR nuk nevojitet.

Megjithatë, pa u kthyer te episodet e bujshme të së shkuarës, nga Dora e Zotit nga Maradona, e deri te një gol i Lampard ndaj Gjermanisë në Botëror, goli i Tieri Henrisë ndaj Irlandës, apo goli i Muntarit në një Milan-Juve vendimtare për titull në Itali, dje u pa një episod që mjafton për të bindur të gjithë se VAR vlen dhe është detyrim të paktën për kompeticionet madhore dhe kampionatet e pasur e me infrastrukturë moderne.

Irlanda e Veriut u mund në shtëpi nga Zvicra 1-0, me gol vendimtar shënuar nga Rikardo Rodrigez, pas një penalltie absurde. Një gjuajtje drejt portës, topi u përplas te mbrojtësi Korri Evans, i cili në fakt u mbrojt dhe topi iu përplas në shpatull, ndërsa dora ishte ngjitur për trupi.

Gabim i turpshëm i arbitrit rumun Ovidiu Hacegan, tani të gjithë e sulmojnë ashpër, por pyetja e thjeshtë është: A do të ishte dhënë ajo penallti, po të luhej duke pasur arbitrin VAR jashtë fushe?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *