Penalltia e Bajernit shkakton polemika, te Verderi tërbohen: Qesharake kjo që ndodh!

0

Bajerni mori një kualifikim me vuajtje për në finale një natë më parë, teksa në transfertën e Verderit triumfoi me shifrat 2-3. Avantazhit të dyfishtë të bavarezëve, iu kundërpërgjigjën vendasit me një super Milot Rashica, i cili asistoi për golin e parë dhe shënoi vetë golin e dytë.

Gjithsesi, për Verderin nuk ishte e thënë dhe në minutën e 78-të Bajerni shndërroi në gol një penallti të fituar nga Koman. Pikërisht ky ishte edhe momenti më i kontestuar i ndeshjes, me francezin që u rrëzua pas një kontakti të lehtë me Gebre Selasien.

Arbitri nuk pati dyshime dhe për të ishte 11-metërsh i padiskutueshëm. Madje, nuk pati edhe asnjë konsultim me sistemin VAR, gjë që acaroi akoma më shumë lojtarët vendas.

Sidomos kapiteni Maks Kruze, i cili në fund të sfidës shpërtheu duke deklaruar: “Është qesharake. Për çfarë duhet VAR, nëse nuk e përdorim? Zot i madh, më mirë të mos flas më shumë. Më mirë ta heqim qafe teknologjinë, kur nuk e përdorim”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.