“Penaldo”? Ronaldo kalon numrin e 100 penalltive në karrierë

Kristiano Ronaldo shënoi penalltitë 100 dhe 101 në karrierë, në ndeshjen e sotme të Real Madridit në Valencia.

32-vjeçari e fitoi vetë penalltinë e parë dhe më pas dyfishoi, kur Benzema fitoi një 11-metërsh duke u ndalur nga i njëjti lojtar, mbrojtësi i djathtë Martin Montya.

Me këta dy gola, Ronaldo ka mbërritur në kuotën e 101 penalltive të shënuara, me 94 prej tyre për Realin dhe të tjerat për Portugalinë.

Në 10 përballje kampionati me Valencian, Ronaldo ka shënuar 12 gola. Ndërkaq, Reali më në fund dha shenja jete, sepse fitoi pastër 4-1 në Valencia, me 2 gola nga Ronaldo dhe një gol nga Marselo e Kros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *