Pëlqehet sulmuesi i Gjermanisë, Napoli nis tratativat

0

Napoli është pranë akordit me Hirving Lozanon. Meksikani dëshiron transferimin në Serie A dhe ia ka bërë të qartë drejtuesve të PSV-së faktin që nuk dëshiron të qëndrojë, aq më tepër pas eliminimit nga Champions Liga.

Aurelio De Laurentis është gati të paguajë klauzolën prej 45 milionë eurosh për kartonin e 24-vjeçarit dhe negociatat janë në rrugë të mbarë. Por Lozano nuk mjafton dhe Napoli ka hedhur sytë drejt Bundesligës.

Drejtori sportiv, Xhuntoli ka nisur negociatat me klubin e Laipcigut për Timo Verner. Sulmuesi i kombëtares gjermane nuk ka pranuar rinovimin dhe ka edhe një vit kontratë. Bajerni i Mynihut interesohet prej kohësh për 23-vjeçarin dhe Napoli duhet të fitojë rivalitetin me klubin bavarez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.