Pelegrini e mohon: S’e kam ndëshkuar Kompaninë

0

Trajneri i Mançester Sitit, Manuel Pelegrini, këmbëngul se nuk e ka ndëshkuar mbrojtësin Visent Kompani, por ai la të kuptohet se kapiteni i “Qytetarëve” mund të jetë përsëri jashtë 11-shës së parë për derbin e së dielës kundër Junajtidit. Belgu ka qenë ndër zëvendësuesit në dy ndeshjet e fundit te Sitit ndaj Bornmuthit dhe Seviljës. “Unë nuk e kam ndëshkuar Vinsentin. Nuk kam asnjë problem në marrëdhëniet e mia me të. Ne kemi nevojë për të zgjedhur njëmbëdhjetë lojtarët që janë më te mirë”, tha kiliani në një konferencë për shtyp. “Është e rëndësishme që ai të punojë disa ditë para se ai të kthehet në ekip”, ka theksuar tekniku para gazetarëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image