Pele, një mesazh fenomenit Mbape: Mirëseerdhe dhe paç fat, por jo kundër Brazilit!

Kilian Mbape hyri në histori sot, sepse shënoi 2 gola kundër Argjentinës dhe u bë futbollisti i dytë në histori pas të madhit Pele që shënoi dy gola në një ndeshje pas grupeve, duke mos mbushur ende 20 vjeç.

Në mbrëmje ka ardhur edhe reagimi i brazilianit legjendar, i cili në Tëitter ka postuar një mesazh të shkurtër.

“Përgëzime, Mbape. Dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës, je në shoqëri të mirë tani. Të uroj fat në ndeshjet e ardhshme. Përveçse kundër Brazilit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *