Pele: Kampionët nuk lodhen kurrë me sfidat e reja

Edhe një prej emrat më të mëdhenj të këtij sporti, pele ka komentuar lëvizjen e Kristiano Ronaldos nga real Madrid tek Juventus. Legjenda braziliani përmes një postimi në “tweter” e ka përgëzuar portugezin për zgjedhjen e bërë, duke e paralelizuar me veten në kohën kur u largua nga Santos.

“Urime Kristiano. Ishte e vështirë për mua te largohesha nga Santosi pas një kohe shumë të gjatë, por ishte zgjedhja e duhur. Kampionët kurrë nuk lodhen kurrë me sfidat e reja”, përfundon postimi i Pelesë.

Nga një legjendë tek një tjetër, Ronaldo duhet të ndjehet mjaft i vlerësuar pas këtyre fjalëve, sidomos kur vijnë nga një lojtar si pele, i cili ndoshta është një ndër të paktit që ja kalon CR7-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *