Pele: Ju tregoj pasardhësin tim, Nejmarin mundohem ta… edukoj!

0

Pele mbetet një nga legjendat e gjalla të futbollit. Akoma njerëzit debatojnë, nëse braziliani është më i miri i historisë së futbollit, apo ky epitet i takon Diego Maradonës. 78-vjeçari ka folur për “France Football”, duke treguar pasardhësin e tij.

Ai është Kilian Mbape, i cili fitoi Botërorin në moshën 19-vjeçare si protagonist. Pele beson fort se francezi do të arrijë në nivelin e tij dhe diçka të tillë nuk e thotë kot. Nejmari është si djali i tij, të dy kanë dalë nga ekipi i Santosit, por Pele nuk i kurseu “thumbimet” ndaj sulmuesit e PSG për simulimet e shumta, në një prononcim të mëparshëm.

Këtë gjë e bën për të mirën e tij dhe të kombëtares së Brazilit, ndërsa premton se nuk do reshtë kurrë së ndihmuari Nejmarin për ta përmirësuar si futbollist.

MBAPE – “Mendoj se Mbape mund të bëhet Pele i ri. Kilian fitoi kupën e botës në moshën 19-vjeçare, ndërsa unë e fitova 17 vjeç… Iu ofrova dhe i thashë se për pak mund të më barazonte. Mendoj se realisht mund të bëhet Pele i ri. Shumë njerëz mendojnë se e them këtë gjë për t’u treguar xhentil, por nuk po bëj shaka.”

NEJMAR – “Njerëzit mendojnë se unë e “kap prej veshi” Nejmarin, por një baba nuk e kritikon kurrë djalin e tij, e edukon. Kur them se është një krijesë e jona, është për faktin sepse e konsiderojmë si një djalë të Santosit. Gjithçka e bëj për të mirën e tij, i dua të mirën atij dhe kombëtares tonë. Do të bëj maksimumin për ta ndihmuar të përmirësohet.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.