Pejiç: U sollëm si ushtarë, Kukësi jo i varur nga unë

0

Golat priten gjithnjë nga ai, aq sa në Kukës shprehja “Kur Pejiç shënon, Kukësi fiton” është thuajse normale. Tashmë kroati Pero Pejiç është i vetëm në rrugën për golashënuesin më të mirë të sezonit, por objektivi i tij është më i madh, për të çuan në Kukës titullin kampion. Për “Sport Ekspres”, pas ndeshjes, Pejiç tregon se ky takim ishte vlerësuar maksimalisht nga skuadra e tij dhe nuk është i mendimit se Kukësi është i varur prej tij.
Sa vlen kjo fitore për Kukësin në këtë moment të tillë?
Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Pasi humbëm dy pikë me Vllazninë, sot (dje) nuk na lejohej asnjë rezultat tjetër veç fitores. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, përballë një kundërshtari si Teuta. Tani jemi përsëri në rrugën e duhur për titull.
Pamë një Kukës luftarak, do të jetë i tillë deri në fund?
Sot ishim si ushtarë, luftuam për çdo top në çdo cep të fushës. I pranuam kritikat pas ndeshjes me Vllazninë dhe të gjithë lojtarët kanë punuar shumë për të parë se çfarë mund të bënim në ndeshjet e ardhshme. Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi jemi në vend të parë dhe do të presim tashmë se si do të dalë Partizani.
Besoni se Vllaznia do të luaj përballë Partizanit, ashtu si ndaj Kukësit?
Mendoj se po, pasi Vllaznia ka një ekip shumë të mirë, mjafton të shohim ndeshjen e fundit me ne në Kukës. Ata treguan se luajnë shumë mirë. Do ta shohim se si do të shkojë.
Sa herë Pejiç shënon, Kukësi fiton, mund të themi se skuadra ka një varësi ndaj jush?
Jo, unë jam qendërsulmues dhe detyra ime është që të shënoj. Çdo lojtarë ka detyrat e tij. Ne punojmë të gjithë si ekip. Dvornekoviç fitoi 11-metërsh dhe unë shënova, më pas Lena dribloi dy lojtarë pasoi dhe shënova përsëri. Ne kemi një grup shumë të mirë.
Dy ndeshje në shtëpi, momenti për të fituar qetësinë?
Nuk ka asnjë rezultat për ne veç fitores në të gjitha takimet që na presin. Kemi një javë në dispozicion, për të përgatitur ndeshjen me Tiranën. Fitorja është i vetmi rezultat që na lejohet. Një herë gabuam me Vllazninë, s’mund të gabojmë më.
Arritët të realizoni dy herë, është i lumtur Pero?
Jam shumë i kënaqur që arrita të shënoja dy gola dhe falënderoj zotin. Po kaloj një moment të mirë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image