Pejiç rikthen Kukësin, Tirana sërish pa fitore

0

Duhej fitorja, ajo erdhi. Kukësi ka reaguar fuqishëm pas barazimit dëshpërues kundër Vllaznisë, sepse sot ka fituar 2-0 ndaj Teutës.

Gjithçka perfekte për verilindorët, cinikë dhe të saktë këtë radhë, por edhe me fat, sepse këtë radhë penalltia u fishkëllye dhe Pejiç në minutën e 55-të zhbllokoi një ndeshje hermetike.

Teuta u kujtua të sulmonte, krijoi edhe rreziqe, por Pejiç e mbylli 10 minuta para përfundimit, me golin e qetësisë dhe të kreut provizor.

Në Tiranë vazhdon kriza bardheblu, sepse edhe sot erdhi vetëm një barazim mediokër 0-0 ndaj Laçit.

Në teori duhej të kënaqej Laçi, por kurbinasit meritonin fitoren, krijuan lojë e goditën shtyllën e traversën, pa ia dalë mbanë të gjenin golin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.