Pejiç: Kukësi ka shumë probleme, Shqipëria po vuan për gola!

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Kukësit, Pero Pejicc ka folur për “Supersport” para ndeshjes kundër Kukësit dhe Partizanit. Pejicc ka qëndruar pranë klubit verilindor këto ditë dhe tregoi arsyet për qëndrimin e tij. Po ashtu, ish-sulmuesi kroat pati një koment edhe për mungesën e golashënuesve dhe për vendimin e Salihit për t’u tërhequr nga futbolli.

“Po e kam ndjekur Kukësin gjithë kampionatin dhe nuk luajnë mirë në fazën e sulmit. Ka shumë probleme dhe për mendimin tim, Kukësi ka dhe një problem tjetër, pasi i luajnë të gjitha ndeshjet jashtë fushës së tyre.

“Mendoj që Kukësi e vuan një mungesë sulmuesi golash. Më i mirë është Rexhinaldo me 8 gola. Sot iu duhet fitorja me patjetër. Të shënsh 8 gola për mua personalisht është shumë pak. Nëse do që të marrësh titullin, duhet një sulmues që shënon shumë gola 20-25 gola. Të shohim nëse Rexhinaldo do të shënoj 10 gola apo jo.

“Nuk e di çfarë duhet të bëjnë klubet që të gjejnë lojtarë si unë dhe si Salihi. Shqipëria i ka mundësitë dhe talentet që të gjejnë sulmues të talentuar, por nuk e e di. Unë kam ardhur këtu në Shqipëri te Kukësi për licencën A, pasi karriera ime do të shkojë drejt trajningut.

“Unë e kam parë sa gola kanë shënuar të gjitha skuadrat dhe të vjen çudi që në një klub si Partizani shënuesi më i mirë është Telushi, me 7 gola më duket. Por ky është futbolli në Shqipëri”, tha Pejiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *