Pejiç: Kritikat e presidentit ndryshuan lojën e skuadrës

0

Pero Pejiç e ka marrë me kohë pelerinën e heroit tek Kukësi dhe për të duket se nuk ka aspak rëndësi kush është përballë, ai ka detyrën që të shënojë dhe tashmë është bërë mëse normale. Në ndeshjen me Korabin arriti të realizonte plot tre herë, duke qenë vendimtar përsëri për Kukësin e tij, që e afron vetëm 3 pikë larg titullit të lavdishëm. Pas ndeshjes, Pejiç ka folur rreth ndeshjes me Korabin, asaj çka e bëri ekipin që në pjesën e dytë të ndryshonte fytyrë. Me Skënderbeun? Për të dhe një barazim nuk do ishte keq.

Pero, fitore e vuajtur me Korabin, por ju jeni përsëri vendimtar?
Ishte një fitore shumë e vështirë, sepse ne vinim pa disa lojtarë të rëndësishëm, që kanë qenë gjithnjë titullarë. Nisja nuk ishte aspak e mirë, pasi gabuam dhe rezultati shkoi 1-0 për Korabin. Arrita të shënoj dhe barazuam në pjesën e parë. Rregulluam gjithçka pasi shënuam dhe me penallti dhe vulosëm fitoren duke shënuar dhe golin e tretë. Nuk ishte një ndeshje e mirë, pasi e nisëm lehtë. Duke menduar se do fitonim lehtë, na dolën këto probleme.
Mendoni se ndeshja nuk ishte vlerësuar maksimalisht nga skuadra?
Vetvetiu ishim jo shumë të motivuar, por e rëndësishme është që morëm tre pikët dhe rregulluam gjithçka në pjesën e dytë.
Mendoni se do jeni ju ai që do e merrni ekipin për dore dhe me Skënderbeun?
Të shohim, sepse Skënderbeu është aty, në formë të shkëlqyer. Shpresoja te ndonjë dhuratë nga Tirana në Korçë e Flamurtari ndaj Partizanit, na e bënë vlonjatët.
Do ju kënaqte dhe një barazim me Skënderbeun?
Po, normalisht, besoj se dhe një barazim do të jetë mirë.
Presidenti në pushimin e ndeshjes erdhi dhe takoi ekipin, çfarë ju tha që ekipi ndryshoi fytyrë?
Në pushimin e ndeshjes presidenti erdhi në dhomat e zhveshjes dhe besoj reaguam mirë. Unë i pranoj kritikat, nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe pas ardhjes së presidentit i gjithë ekipi pësoi rritje në fushë.
Korabi luajti fort, dhe pse pa objektiv real.
Meriton komplimente. Sot në futboll duhet të respektosh të gjitha skuadrat njësoj, si Korabin ashtu dhe Skënderbeun, dhe jo në ndonjë ndeshje të luajmë si në stërvitje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here