Peçi e Deliaj rinovojnë për tre vite me Tiranën

0

 

Dy të rinjtë e akademisë bardheblu tashmë kanë firmosur kontratë profesionistësh. Konsiderohen e ardhmja e 24 herë kampionëve të vendit, së bashku me Hoxhallarin. Sytë edhe nga të tjerët premtues

Andi TANKU

Tirana hedh sytë nga e ardhmja. Majkëll Peçi dhe Fjoralb Deliaj kanë firmosur së fundmi kontratat respektive me 24 herë kampionët e vendit. Dy lojtarët e talentuar të dalë nga akademia bardheblu kanë hedhur firmën për tri vitet e ardhshme. Peçi dhe Deliaj konsiderohen nga drejtuesit e klubit dhe stafi teknik si dy elementë me mjaft prespektivë, ndërsa në këtë sezon kanë zhvilluar paraqitje tepër pozitive, madje duke u aktivizuar edhe si titullarë në disa ndeshje të caktuara. Peçi në rolin e mesfushorit dhe Deliaj në atë të qendërmbrojtësit kanë spikatur me paraqitjet e tyre gjatë javëve të fundit, ndërsa klubi bardheblu kërkon që të mos privohet nga dy futbollistët e rinj dhe të talentuar duke bërë hapin e parë në zgjatjen e bashkëpunimit me ta.

HOXHALLARI– Një tjetër investim i 24 herë kampionëve të vendit është edhe Erjon Hoxhallari. Mbrojtësi i majtë, tashmë 21 vjeç, u bë pjesë e akademisë së Tiranës në moshën 16-vjeçare. Aktualisht, Hoxhallari është pjesë e formacionit bazë e ekipit tonë të Shpresave, ndërsa sezonin e kaluar u huazua te Teuta. Në këtë edicion futbollistik, Hoxhallari ka qenë titullar i padiskutueshëm te bardheblutë, ndërsa kujtojmë se këtë “status” e ka marrë që pas javës së 4-t të kampionatit, pas takimit kundër Skënderbeut në Korçë. Një tjetër lojtar i ri në moshë dhe me prespektivë i cili ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të stafit teknik duke u konsideruar si një “piketë” e rëndësishme për të hedhur “themelet” e së ardhmes.

TË TJERËT– Një tjetër emër tek i cili klubi bardheblu beson te aftësitë e tij është edhe Kristi Prendi. Sulmuesi që iu bashkua Tiranës nga skuadra e 19-vjeçarëve bardheblu, mësohet do të hedhë së shpejti firmën në kontratë, ashtu si Peçi dhe Deliaj. Në këtë rrugë janë edhe lojtarët e tjerë të akademisë si Mumajesi, Halili, Joti, Doka e të tjerë që mund të spikatin në vijim. Por për këta futbollistë, drejtuesit e klubit nuk po nxitohen që t’iu ofrojnë një kontratë profesionisti duke qenë se kanë të paktën edhe dy vite kohë për t’u shkëputur nga skuadra e U-19-ës, pasi t’iu kalojë limiti i moshës për aktivizimin në këtë ekip. Të gjitha këto përpjekje të krerëve të 24 herë kampionëve të vendit vijojnë të kryhen paralelisht me punën në skuadrën aktuale në arritjen e objektivave sezonalë. Një tjetër lojtar që premton shumë është edhe Florian Kadriu, 19-vjeçari që është huazuar te Teuta deri në fund të sezonit.

19 VJEÇ

Peçi dhe Deliaj shihen si dy lojtarë me prespektivë në ekipin bardheblu, kjo për moshën e tyre, vetëm 19-vjeç, por edhe për paraqitjet që kanë bërë gjatë këtij sezoni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.